Një sulm me armë ka ndodhur në një tubim parazgjedhor të kandidatit për kryetar bashkie të partisë AKP, e cila drejtohet nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Sulmi ndodhi në orën 16:30 të pasdites në zonën e Kutstuktsekmece, një komunë e vendosur në perëndim të Stambollit.
Gjatë sulmit të kryer në tubimin e fushatës së kandidatit Aziz Geniai, ka mbetur e plagosur një 22-vjeçare.
????Saldırı Anı!
— Siyaset Cafe (@SiyasetCafe_com) February 10, 2024
AK Parti Küçükçekmece Belediye Başkan adayı Aziz Yeniay’ın seçim çalışması yaptığı sırada uzun namlulu silahlarla saldırı gerçekleştirildi. İşte saldırının gerçekleştirildiği an... pic.twitter.com/bKGd3BqbCO
Sipas ministrit të Brendshëm, Ali Gerlikaya në këtë incident është përdorur një armë me tytë të gjatë dhe një pistoletë.
Murat Kurum, kandidati i AKP-së për Bashkinë Metropolitane të Stambollit, të cilës i përket bashkia rajonale e Kutstuktsekmece, në postimin e tij në rrjetet sociale e ka cilësuar sulmin një kërcënim ndaj demokracisë. (A2 Televizion)