Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

"6 Janari”, Gjykata e Apelit i mohon Trump-it imunitetin

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2024, 17:23 | Bota

Donald Trump nuk është i imunizuar nga ndjekja penale për shkeljet që mund të ketë bërë gjatë presidencës për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ky është vendimi që është marrë të martën nga një gjykatë federale e apelit.

Ish-presidenti mund ta apelojë sërish vendimin në Gjykatën e Lartë, por gjasat që të korrë sukses mbeten të paqarta.

Kjo është hera e dytë që gjyqtarët refuzojnë argumentet rreth imunitetit të Donald Trump. Gjykata doli në përfundimin se ish-presidenti mund ndiqet penalisht për veprimet që ai ndërmori ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe në prag të 6 janarit 2021, kur një turmë mbështetësish të tij sulmuan Kapitolin.

Gjyqi fillimisht ishte caktuar për në mars, por ai u shty javën e kaluar, dhe kryetari i trupit gjykues nuk caktoi menjëherë një datë të re.

Çfarë nënkupton vendimi për Donald Trump?

Data e gjykimit mbart pasoja të mëdha politike teksa kandidati kryesor republikan shpreson që ta shtyjë deri pas zgjedhjeve të nëntorit.

Nëse Trump arrin të mposhtë Presidentin Joe Biden, ai më pas mund të përpiqet që të përdorë fuqinë e tij për të caktuar një prokuror të ri të përgjithshëm që të shpëtojë nga çështjet e hapura ndaj tij, ose edhe të kërkojë falje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi