Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

7 burgje ende jashtë kontrollit në Ekuador

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 14:48 | Bota

7 burgje ende jashtë kontrollit në Ekuador

Situata në shtatë burgje në Ekuador mbetet ende jashtë kontrollit, ndërsa qeveria e presidentit të ri, Daniel Noboa, vazhdon me ndihmën e ushtrisë përpjekjet e saj për të rivendosur rendin publik pas dhunës së nisur të martën në Guayaquil nga grupe kriminale të lidhura me trafikut të drogës.

Të premten në mbrëmje, Policia e Guayaquil raportoi arratisjen e 5 të burgosurve të tjerë nga burgu El Litoral, i njëjti prej nga u arratis të hënën bosi i drogës Adolfo Macias, alias 'Fito'.

Ndërkohë, hesapet mes bandave vijojnë brenda burgjeve dhe në orët e fundit autoritetet kanë nxjerrë kufomat e dy të burgosurve të hedhur jashtë gardheve të burgut të El Canar dhe Azuay.

Mbeten ende 170 pengje (155 agjentë dhe 15 civilë) në duart e të burgosurve rebelë në të gjithë vendin dhe negociatat e vështira për lirimin e tyre po kryhen gjithashtu me ndihmën e autoriteteve të Kishës Katolike.

Pas ditës tragjike të së martës, në të cilën të paktën 14 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në bastisjet e bandave të armatosura të drogës, presidenti Noboa shpalli gjendjen e "konfliktit të armatosur të brendshëm", duke autorizuar përdorimin e forcave të armatosura në luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë front dje, Forcat e Armatosura njoftuan se kishin çmontuar një pistë klandestine të përdorur nga narcos në qytetin Santa Elena dhe se kishin kapur 5 anëtarë të bandës 'Los Lagartos' në Guayaquil.

  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli