A dështoi Perëndimi? “Ukraina nuk i merr dot territoret e okupuara ruse”

Nga Erjon Dervishi
6 Shkurt 2025, 18:57 | Bota

Ukraina nuk do të mund të marrë mbrapsht territoret që tashmë janë të okupuara nga forcat ruse. Burime ekskluzive diplomatike për prestigjiozen Bloomberg, bëjnë me dije se Ukraina do të marrë një garanci që Rusia të mos sulmojë më, por territoret e pushtuara ukrainase do të lihen në harresë pasi tashmë ato i përkasin Rusisë. 

Bloomberg beson se një pjesë e planit të paqes për Ukrainën, për të cilën është në dijeni edhe administrate Trump, do të mund të diskutohet në Konferencën e Mynihut e cila mbahet javën e ardhshme. 

Prioriteti kryesor i Ukrainës si një garanci përfundimtare e sigurisë është anëtarësimi në NATO, një perspektivë që Kievi e ka pranuar, por sipas burimeve të Blommberg ka shumë pak gjasa që të ndodhë një diçka e tillë. 
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha këtë javë se ai është i hapur për zgjedhje pas përfundimit të luftës – dhe pasi të hiqet ligji ushtarak.

Këshilltari kryesor i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, foli me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Michael Waltz këtë javë, ndërsa zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin tha se kontaktet midis agjencive amerikane dhe ruse po intensifikoheshin.

Si Putin, ashtu edhe Zelensky sinjalizuan se refuzimi i tyre i mëparshëm për të biseduar me njëri-tjetrin është zbutur ndërsa plani i Trump po afrohet.

Në një intervistë të martën vonë me drejtuesin e televizionit Piers Morgan, Zelenskiy përsëriti gatishmërinë e tij për të biseduar me Putinin për t'i dhënë fund luftës, në prani të partnerëve të Ukrainës.

Deklarata e liderit ukrainas i bëri jehonë komenteve për Bloomberg News muajin e kaluar se ai është gati të ulet në tryezën e negociatave me Rusinë së bashku me SHBA-në dhe BE-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos