Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset mikrobusi me studentë, 20 të plagosur

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 12:05 | Bota

Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset mikrobusi me

Një aksident është regjistruar në Turqi ku është përfshirë një mikrobus me studentë. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur shoferi dhe 19 studentë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Vezirkopru të Samsunit kur autobusi u përmbys, njoftojnë mediat turke.

Në autobus ndodheshin nxënës të shkollës së mesme Koprululer Anatolian në rrethin Esentepe. Mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në fushë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror Vezirkopru, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli