Putin shënon 8 Marsin, vlerëson ushtaret në front dhe liron 52 të dënuara

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 11:59 | Bota

Putin shënon 8 Marsin, vlerëson ushtaret në front dhe liron 52

Ashtu si të gjithë liderët e tjerë anembanë botës, edhe presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të shënojë 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Lideri rus zhvilloi një vizitë në Shkollën e Pilotëve të Forcave Ajrore në Krasnodar, ku u takua me femrat që stërviten aty, të cilat i vlerësoi për kontributin e tyre dhe më pas iu dha dhe nga një buqetë me lule.

Një mesazh të veçantë, Putin pati për femrat ruse që luftojnë në Ukrainë, tashmë prej më shumë se dy vitesh.

Më tej, kreu i Kremlinit firmosi dhe një dekret me rastin e 8 marsit përmes të cilit fali dënimin për 52 femra, disa prej të cilave kanë prindër ushtarakë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, më shumë se 300.000 gra shërbejnë dhe punojnë në forcat e armatosura të Rusisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli