Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Si e shpëtoi Lionnel Messi 90-vjeçaren që mbahej peng nga Hamasi?

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 11:32 | Bota

Si e shpëtoi Lionnel Messi 90-vjeçaren që mbahej peng nga

90-vjeçarja Esther Cunio u bë e famshme në fillim të tetorit, pasi ishte një ndër pengjet e para që u la e lirë nga militantët e Hamasit të cilët kishin shkaktuar një masakër të vërtetë në qytetet kufitare izraelite në zonat kufitare dhe  pozoi me ta në një foto.

Së fundmi, gjyshja ka rrëfyer të gjithë eksperiencën e tmerrshme në një dokumentar të titulluar “Zërat e 7 tetorit, historia e mbijetesës”, ku tregon për sulmin e Hamasit në vendbanimin e saj në Nir Oz.

“Unë jam një argjentinase si Messi dhe kur militantët e morën vesh këtë gjë më thanë që jemi fansa të futbollistit dhe për këtë arsye më lanë të lirë pa u lënduar”, tregon e moshuara.

Në sulmin e 7 tetorit në Izrael, Esteri u rrëmbye bashkë me 7 anëtarë të tjerë të familjes së saj të madhe, 6 prej tyre u lanë të lirë, teksa 2 të tjerë janë ende pengje.

Historia e saj e plotë do të tregohet së bashku me histori të tjera të ngjashme të njerëzve në dokumentarin që po xhirohet për një nga sulmet më të përgjakshme në Izrael.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli