Momenti i frikshëm, avionit i shkëputet rrota pak pas ngritjes nga pista, shkatërron disa makina

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 08:58 | Bota

Momenti i frikshëm, avionit i shkëputet rrota pak pas ngritjes nga

Një avion i kompanisë “United Airlines”, i cili u nis nga aeroporti i San Francisko-s dhe kishte destinacion Osakën në Japoni, është detyruar të rikthehet sërish në aeroport, pasi një nga rrotat iu shkëput pak pas ngritjes nga pista.

Rrota me peshë mbi 100 kilogramë ra mbi një parkim makinash, ku dëmtoi shumë prej tyre, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Momenti i frikshëm, avionit i shkëputet rrota pak pas ngritjes nga

Në avionin tip “Boeing 777-200” po udhëtonin 235 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Kur piloti u njoftua për humbjen e rrotës, ai vendosi të bënte një ulje emergjente, e cila fatmirësisht u krye pa asnjë problem.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit reagoi në një deklaratë duke thënë se ka nisur një hetim mbi këtë rast, i cili fatmirësisht u mbyll pa të lënduar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë