Pengesat për ndihmat, SHBA-ja me port të përkohshëm në Gaza

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 07:51 | Bota

Pengesat për ndihmat, SHBA-ja me port të përkohshëm në

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar ushtrisë amerikane të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Rripit të Gazës. Kjo lëvizje vjen si një përpjekje ndërkombëtare për krijimin e një rruge detare të dërgimit të ushqimit dhe ndihmave të tjera për civilët në nevojë dhe të uritur, të bllokuar nga luftimet e ashpra.

Për ekspertët, kjo lëvizje sinjalizon thellimin e mëtejshëm të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në konflikt dhe përshkallëzimin e tensioneve dhe luftimeve në rajon.

Ndërkohë, shpresat për arritjen e një armëpushimi përpara muajit të Ramazanit duket se janë venitur. Hamasi tha se delegacioni i tij ishte larguar nga Kajro, ku po zhvilloheshin bisedimet. Korniza e armëpushimin parashikonte një plan për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se operacioni i planifikuar për ndërtimin e portit të përkohshëm nuk parashikon dërgimin e trupat amerikane në terren për ta bërë këtë.

Ndërtimi i portit të përkohshëm ka për qëllim të lehtësojë transferimin e më shumë ndihmave ushqimore, ilaçeve dhe gjërave të tjera thelbësore nga një port i Qipros në Mesdhe.

Zyrtarët amerikanë thanë se mund të duhen disa javë përpara se porti i përkohshëm të funksionojë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë