Një politike e re për sigurinë e vendit! Suedia është bërë anëtari i 32-të i aleancës së NATO-s gjatë një ceremonie në Uashington. Pranimi i Suedisë në Aleancën më të madhe ushtarake ka ardhur pas 2 vjetësh negociata intensive, duke u cilësuar nga të pranishmit si "një fitore për lirinë".
“Sot është një ditë vërtet historike. Suedia tani është anëtare e NATO-s”, theksoi Kryeministri i Suedisë Ulf Kristerson.
“Ne do të ndajmë kufijtë, përgjegjësitë dhe rreziqet me aleatët tanë”, theksoi ai.
Vonesa në anëtarësimin e Suedisë në NATO erdhi për shkak të Turqisë dhe Hungarisë, dy shtete që vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me Rusinë. (A2 Televizion)