Tërmet i fuqishëm në ishullin turistik grek

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 09:15 | Bota

Tërmet i fuqishëm në ishullin turistik grek

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter është regjistruar, në orët e mëngjesit, në ishullin turistik të Rodosit në Greqi.

Epiqendra e lëkundjeve sizmike ndodhej 16 kilometra në lindje-verilindje të Rodosit dhe thellësia fokale në 45.8 kilometra.

Aktualisht, nuk raportohen të lënduar apo dëme nga tërmeti, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në bregdetin e Turqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos