Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

BE kërkon të armatoset, paketë 1,5 miliardë euro për industrinë ushtarake

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 14:14 | Bota

BE kërkon të armatoset, paketë 1,5 miliardë euro për

Komisioni Europian propozoi miratimin e një pakete me vlerë 1,5 miliardë euro për një program të ri ushtarak që do të financohet nga buxheti i Bashkimit Europian për periudhën 2025-2027.

Programi i ri kërkon që 27 vendet anëtare të blejnë bashkërisht të paktën 40% të pajisjeve ushtarake deri në vitin 2030. Gjithashtu, sipas propozimit kërkohet që shitblerja e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake brenda unionit të përbëjë 35% të gjithë kësaj industrie në BE.

“Për të rritur gatishmërinë e industrisë së mbrojtjes shtetet anëtare duhet të investojnë më shumë, më mirë, bashkë dhe në mënyrë europiane”, tha Komisioni përmes një deklarate për mediat.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka bërë që shumë shtete të BE-së të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, por zyrtarë të unionit thonë se kjo nuk mjafton dhe se përpjekjet duhen bërë bashkërisht. Komisioni beson se industria e mbrojtjes duhet të përgatitet më mirë për sfidat e reja, si rritja e papritur e kërkesës për municione ushtarake.

Pikërisht municionet i kërkoi me ngulm nga Tirana edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili propozoi që Ukraina t’i prodhojë ato me vendet e Ballkanit, mes tyre edhe Shqipërinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë