“Besoj se Europa po vdes!” Macron: Jemi në rrezik, duhet forcim i sovranitetit ndërkombëtar

Nga Erjon Dervishi
27 Maj 2024, 18:20 | Bota

Europa është në rrezik dhe siguria e saj kërcënohet nga aktorët e jashtëm. Kështu u shpreh Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Stenmaier e para e një Presidenti francez në 24 vjet. Macron ka një parashikim të zymtë për të ardhmen e Europës dhe si rrjedhojë kërkon që të ketë një bashkim pozitiv në zgjedhjet europiane të qershorit.

"Unë mendoj se ne po përjetojmë një moment në Evropën tonë që është ekzistencial, sepse unë besoj vërtet se Evropa jonë mund të vdesë. Ekziston një formë magjepsjeje me autoritarizmin që lind tek vetë demokracitë tona e cila gjithashtu ushqen nacionalizmin dhe ekstremet e tjera në kontinentin tonë", u shpreh Macron.

Emmanuel Macron i bëri komentet duke folur së bashku me kreun e shtetit të Gjermanisë, Presidentin Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij të parë tre-ditore shtetërore. Macron kërkoi më tepër mbështetje për paqen dhe forcim të sovranitetit kombëtar. Gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani, Emmanuel Macron i rezervoi fjalë të ngrohta mikpritësit e hodhi poshtë pretendimet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të dobësohen.

"Të jesh në anën e paqes sot do të thotë t'i japësh forcë ligjit. Paqe, por jo kapitullim. Paqja nuk është braktisje e parimeve. Ne e kemi parë shumë shpesh këtë konfuzion në debatet kolektive. Paqe do të thotë t'i mundësosh një vendi të mbrojë kufijtë e tij dhe sovraniteti ndërkombëtar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”, theksoi Macron.

“Ne do të kishim braktisur mbështetjen ndaj Ukrainës kundër Rusisë, të cilën e mbështesin të gjithë nacionalistët në vendet tona. Dhe, për rrjedhojë, historia nuk do të kishte qenë e njëjtë,” pretendoi presidenti francez i cili premtoi më shumë mbështetje për Kievin. Macroni është i vetmi i huaj i ftuar në Festën e Demokracisë që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi