“Biden nuk e di as nëse është gjallë”, Trump tallet me memorien e Presidentit

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 22:17 | Bota

“Biden nuk e di as nëse është gjallë”, Trump

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është tallur me pozitat në të cilat ndodhet kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, i cili së fundmi ka shfaqur probleme me memorien dhe një raport u hartua nga Republikanët, ku u ngritën shqetësime për moshën dhe gjendjen e tij mendore.

Një i moshuar me vullnet të mirë që po e lë kujtesa”, u cilësua Biden në raportin e Republikanëve në Kongresin Amerikan, të cilët synojnë të shfrytëzojnë Amendamentin 25 të Kushtetutës dhe me hetimin e drejtuar nga Robert Hur të arrijnë të largojnë Presidentin.

Sakaq, Trump u nis nga këto konstatime për t’i thënë mbështetësve të tij se 82-vjeçari demokrat "nuk di as nëse është gjallë më”.

Duke folur në një ekspozitë të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA) në Pensilvani, Trump akuzoi Departamentin e Drejtësisë të SHBA që refuzon të ngrejë akuzë mbi Biden, ashtu siç bëri për të në rastin ku u hetua për keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara.

"Ky nuk është asgjë më shumë se persekutim selektiv i kundërshtarit politik të Bidenit, mua. Dhe nuk mendoj se është Biden që qëndron pas prokurorisë, sepse besoj se ai nuk e di as nëse është gjallë më", pohoi Trump.

Trump është aktualisht kandidati i supozuar republikan për të sfiduar Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai e ka ndërtuar fushatën e tij duke u tallur rregullisht me aftësitë mendore të Biden.

Sulmet e Trump ndaj Biden morën një miratim të papritur të enjten nga Prokurori i Posaçëm Robert Hur. Hur, i cili po heton mbi pretendimet për trajtim të pahijshëm të dokumenteve të klasifikuara nga Biden, konstatoi në një raport se presidenti "i mbajti dhe i zbuloi me dashje" këto dokumente.

Megjithatë, Hur rekomandoi që Biden të mos akuzohet, pasi ai u përball me hetuesit si një "i moshuar me kujtesë të dobët" dhe do të ishte e vështirë të bindte një juri se ai kreu "një krim të rëndë që kërkon një gjendje mendore të vullnetshme”.

Sipas raportit, gjatë intervistave në zyrën e Hur, Biden-it "nuk i kujtohej koha kur ishte zëvendëspresident" dhe "nuk i kujtohej madje një periudhë kohore disa vjeçare, kur djali i tij Beau vdiq".

Biden mohoi me zemërim pretendimet e raportit, duke u thënë gazetarëve se "kujtesa e tij është e mirë". Megjithatë, në të njëjtën konferencë, Biden ngatërroi presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi duke e quajtur udhëheqësi i Meksikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë