Bisedimet 2-palëshe në Arabinë Saudite, ende asgjë konkrete për një takim Trump-Putin

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2025, 14:29 | Bota

Bisedimet 2-palëshe në Arabinë Saudite, ende asgjë konkrete

Raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite tashmë ka përfunduar.

Sipas mediave të huaja, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se negociatat "shkuan mirë" me kushtet e diskutuara për një takim midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, por pa rënë dakord për asnjë datë.

Bisedimet zgjatën katër orë e gjysmë, me Ushakov që tha se negociatorët kanë rënë dakord me SHBA-të për të diskutuar luftën në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, tha se zyrtarët e trajtuan njëri-tjetrin në një mënyrë të respektueshme, por shtoi se ishte "shumë herët për të folur për kompromise".

Kujtojmë se ky ishte takimi i pare i këtyre niveleve, që prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të dy viteve më pare, kur tensionet mes SHBA dhe Rusisë ishin rritur ndjeshëm.

Me ardhjen në pushtet të Presidentit Donald Trump në SHBA, u hodhën hapat e parë për të arritur një marrëveshje paqeje mes Rusisë e Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos