Më shumë se 40 persona janë vrarë në sulmet e fundit izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, sipas burimeve spitalore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ka raportime se të paktën 36 trupa u dërguan në spitalet në jug, të cilat u përballën me bombardime intensive izraelite gjatë natës.
Ndërkohë sulme të ashpra izraelite mbi territorin e Gazëz u kryen edhe ditën e djeshme, ku u regjistruan disa viktima, shkruan A2 CNN.
Disa shtëpi në zonën veriore të Jabalia-s në Gaza thuhet se u shkatërruan në sulmet izraelite të një nate më parë.
Sipas mediave të huaja, të paktën 50 palestinezë janë vrarë parmbrëmë në një seri sulmesh ajrore izraelite në veri të Gazës, thotë një spital lokal.
Spitali indonezian raportoi se 22 fëmijë dhe 15 gra ishin midis të vdekurve pasi një numër shtëpish në qytetin Jabalia dhe në kampin e refugjatëve u goditën gjatë natës. Një video e shpërndarë në internet dukej se tregonte të paktën një duzinë trupash atje. (A2 Televizion)