Diplomaci e qebapit, Gjermani-Turqi, presidenti shkon në Stamboll, e presin me një “doner” gjigand

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 17:01 | Bota

Presidenti Frank Walter Steinmeier po viziton Stambollin, në atë që po konsiderohet një diplomaci e “qebapit” mes Gjermanisë dhe Turqisë.

Ai është pritur nga kryebashkiaku i sapozgjedhur i Stambollit, një rival i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Protestuesit që kërkonin drejtësi për Palestinën dhe ndalimin e luftës në Gaza, nuk i ndalën apo ndryshuan mesazhet e tij. Presidenti gjerman vlerësoi kontributin e emigrantëve turq në vendin e tij.

“Ky stacion këtu, që mundëson lidhjet më të afërt mes dyja vendeve tona, i projektuar nga arkitekti gjerman, August Jachmund, ishte ndalesa e fundit e Orient Express, që lidh Lindjen dhe Perëndimin”, tha presidenti gjerman.

Kjo është vizita e parë e Frank Walter Steinmeier në Turqi gjatë 7 viteve të tij si president i Gjermanisë. Një fakt tepër interesant lidhet me ushqimin që pritet të konsumojë kreu i shtetit gjerman.

Një doner gjigand prej 60 kilogramësh, i përgatitur në Berlin, është dërguar në Turqi për t’u servirur në rezidencën gjermane në Stamboll. Simbolika e këtij gjesti është tepër e madhe.

Doneri, është dërguar në Gjermani nga punonjësit turq dekada më parë dhe është shndërruar në një nga ushqimet më të preferuara për gjermanët. Gjatë qëndrimit në Turqi, presidenti Steinmeier do të vizitojë një provincë të prekur nga tërmeti shkatërrues dhe do të takohet me homologun, Recep Tayyip Erdogan.

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit