Cezarian nën rrënoja, vogëlushja në Gaza shpëtohet pas sulmit që i vrau nënën, babanë dhe motrën

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 11:11 | Bota

Kjo vogëlushe u soll në jetë nga trupi i një gruaje palestineze, e cila u va gjatë një sulmi të Izraelit në Rafah të Gazës.

Foshnja, e cila peshon 1.4 kg u soll në jetë me anë të një operacioni cezarian ndërsa nëna e saj, babai dhe motra e madhe u vranë gjatë sulmit.

Në sulmin që goditi dy shtëpi humbën jetën 13 fëmijë nga e njëjta familje.

Nëna e foshnjës, Sabreen al-Sakani ishte 30-javëshe shtatzënë. Në trupin e vogëlushes, e cila do të qëndrojë në spital për 4 javë, është vendosur një shirit në të cilin shkruhet: Fëmija e dëshmores, Sabrin El-Sakani.

“Pas 4 javësh do të shohim ku mund të shkojë ky fëmijë, me familjen, te tezja, xhaxhai apo te gjyshërit. Kjo është tragjedia më e madhe. Edhe pse mbijetoi, ajo erdhi në jetë jetime”, shprehet një nga mjekët që po kujdeset për të porsalindurën.

Motra e vogëlushes, e cila po ashtu humbi jetën në sulm, dëshironte që t’ia vinte emrin Rouh që në arabisht do të thotë “shpirt”. Malak ishte shumë e lumtur që motra e saj e vogël do të vinte së shpejti në jetë”, tregon xhaxhai i vajzave Rami Al-Sheikh.

Mbi gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazas janë dyndur në Rafah për t’u strehuar nga sulmet e Izraelit teksa luftimet mes dy palëve vijojnë në gjashtë muajt e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos