Dy postime në platformën X, të ministrit të Jashtëm izraelit Israel Katz, ku bën thirrje për të ndalur Iranin që të lëshojë raketat e tij edhe mbi Europë, shoqëruar me foto nën sulm të Koloseumit të Romës dhe Kullës Eifel në Paris, ka ndezur polemika.
"Sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit është vetëm një pamje paraprake e asaj që qytetet në mbarë botën mund të presin nëse regjimi iranian nuk ndalet. Bota duhet të shpallë IRGC-në (Trupat e Gardës Revolucionare Islamike), si një organizatë terroriste dhe të sanksionojë programin e raketave balistike të Iranit para se të jetë tepër vonë”, shkruan Katz, ndërsa një foto e Koloseumit, si objektiv i Iranit shoqërohet me frazën: "Raketat iraniane që mbërrijnë në një qytet afër jush. Le të ndalojmë Iranin para se të jetë tepër vonë".
Iran's recent attack on Israel is just a preview of what cities around the world can expect if the Iranian Regime is not stopped.
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) April 20, 2024
The world must designate the IRGC as a terrorist organization and sanction Iran's ballistic missile program, before it's too late. @SecBlinken… pic.twitter.com/rK37prUCCJ
Më pas, ministri publikon një video ku shfaqet Kulla Eifel në Paris si një tjetër objektiv hipotetik, shoqëruar me fjalinë: “Revolucioni iranian: vjen në një qytet pranë jush. Le ta ndalojmë Iranin sa nuk është shumë vonë.”
Postimet e Katz ishin një thirrje drejtuar Europës për të bërë çdo gjë që është e mundur për t’i qëndruar në krah Izraelit, por nuk mendon njëjtë homologu i tij italian Antonio Tajani.
Ministri i Jashtëm italian komentoi foton e postuar në platformën X nga kolegu i tij, duke thënë: "Unë nuk mendoj se ekziston mundësia e një sulmi ndaj Perëndimit nga Irani, i cili madje bën gabime të rënda.”
“Dhënia e dronëve Rusisë, dhënia e dronëve dhe armëve Hezbollahut nuk është diçka e mirë. Duhet të shmangim krijimin e panikut", shtoi ai.
STOP IRAN NOW - BEFORE IT'S TOO LATE
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) April 21, 2024
Arrêtez l'Iran avant qu'il ne soit trop tard
מסר לעולם: לעצור את איראן עכשיו - לפני שיהיה מאוחר@SecBlinken @steph_sejourne @Antonio_Tajani @ABaerbock @David_Cameron#StopIran pic.twitter.com/5BxWikFbtb
Duke iu referuar postimit të dytë me Kullën Eifel, Tajani shtoi: "Ka edhe objektiva të tjera europiane. Më shumë se shqetësuese, duhet të jemi të qetë".
“Angazhimi është për depërshkallëzimin”, tha Tajani më tej, duke mos përjashtuar një bisedë me ministrin e Jashtëm iranian, në ditët në vijim. (A2 Televizion)