Republikani Michael McCaul ndihet krenar për kreun e Kongresit amerikan. Por disa Republikanë janë në anën e kundër të liderit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
“Ai duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të dorëhiqet”, tha përfaqësuesja republikane, Marjorie Taylor Grwne.
Kjo përplasje vjen për shkak të një ligji që Senati do ta kalojë këtë javë, që ofron ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Gjithashtu ndalon Tik Tok-un nëse platforma nuk ndryshon pronar. Ligji është një kombinim i 4 propozimeve që Dhoma e Deputetëve kaloi të shtunën, me demokratët që ndihmuan të tejkalohej pengesa nga disa republikanë.
Ligjvënësi republikan, Thomas Massie, thotë se Johnson do ta humbasë mazhorancën, pasi ka përçarë bazën. Disa republikanë kundërshtojnë ashpër sjelljen e tij, sa që duan ta shkarkojnë nga roli i udhëheqësit. Në veçanti, kritikojnë financimin e Ukrainës.
“Ne do të luftojmë në Kongres për të bërë gjithçka që mundemi për të ndaluar këtë lloj drejtimi njëpartiake. Mike Johnson nuk do të jetë më kryetar.”
Por Johnson thotë se nuk do të dorëhiqet. Është e paqartë nëse demokratët do ta shpëtojnë atë, por disa thotë se do të përpiqen.
“Ai bëri gjënë e duhur dhe meriton që ta mbajë postin”, tha përfaqësuesja demokrate, Ro Khanna.
Sa për projektligjin, ka shumë gjasa që të shndërrohet në ligj. Presidenti Joe Biden e mbështet atë, ndërsa lideri i mazhorancës në Senat, Chuck Schumer, thotë se planifikon ta shqyrtojë atë shumë shpejt. Republikanët pranojnë se votat për ta kaluar në senat, tashmë janë. (A2 Televizion)