Diskutimet për armëpushim, Izraeli liron 71 palestinezë të arrestuar në Gaza

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 16:42 | Bota

Diskutimet për armëpushim, Izraeli liron 71 palestinezë të

Izraeli ka liruar ditën e sotme 71 palestinezë që janë arrestuar gjatë operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës. Mes të liruarve përfshihen 19 gra, sipas njoftimit të policisë kufitare.

Palestinezët, që ishin arrestuar në zona të ndryshme të Territorit Bregdetar janë liruar përmes kalimit Kerem Shalom.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Hamas bëri të ditur se kishte nisur mëngjesin e sotëm delegacionin e tij në Kajro për bisedime. Delegacioni kryesohej nga lideri, Halil al-Khaya".

Kurse, presidenti rus Vladimir Putin bëri të ditur se është në kontakte me krahun politik të Hamasit për të diskutuar rreth pengjeve.

“Ju e dini që pas përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme, Rusia po bën gjithçka për të ndihmuar njerëzit e mbajtur peng. Dihet që Ministria jonë e Jashtme po punon me krahun politik të Hamasit dhe në përgjithësi ka pasur disa rezultate,” tha Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos