SHBA eliminon komandantin e milicisë më Irak, targetonte forcat amerikane në rajon

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 07:52 | Bota

SHBA eliminon komandantin e milicisë më Irak, targetonte forcat

SHBA ka njoftuar se ka eliminuar një komandant të milicisë së Kataib Hezbollahut në Irak. Eliminimi i tij u bë me anë të një sulmi të mërkurën në mbrëmje, ndërkohë që Komanda Qendrore e SHBA deklaron se komandanti ishte përgjegjës për sulmet ndaj forcave amerikane në rajon.

Sulmi u krye nga një dron që goditi një automjet në Al-Mashtal, një lagje me shumicë shiite në Bagdadin lindor. Dy personat që ndodheshin brenda automjetit nuk janë identifikuar, pasi trupat janë djegur plotësisht nga zjarri që shpërtheu si pasojë e sulmit.

SHBA eliminon komandantin e milicisë më Irak, targetonte forcat

Identiteti i komandantit ende nuk është bërë i ditur, por tre zyrtarë amerikanë i thanë CNN se SHBA-ja kishte në shënjestër Wisam Mohammed Saber al-Saedi.

Kataib Hezbollah konsiderohet milicia më e fuqishme e mbështetur nga Irani në Irak dhe pjesë e një konsorciumi të milicive të sponsorizuar nga shteti në vend të njohur si Forcat e Mobilizimit Popullor (PMU) – shumë prej tyre milici shiite – që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos