Sulmi ajror i SHBA-së, Iraku paralajmëron për pasoja shkatërruese

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 15:17 | Bota

Sulmi ajror i SHBA-së, Iraku paralajmëron për pasoja

Iraku ka thirrur ambasadorin amerikan pas sulmeve të sotme ajrore. Raportohet se Ministri i Jashtëm i Iranit ka thirrur të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad për t’i dorëzuar një memorandum zyrtar proteste mbi sulmet ajrore të cilat nisën gjatë natës.

Irani, sulmet i ka konsideruar si shkelje të sovranitetit të vendit dhe parlajmëroi pasoja katastrofike për rajonin. Deklaratat i bëri Yahya Rasool, zëdhënës i kryeministrit të vendit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën të premten një sulm madhor ndaj një sërë objektivash nëpër Irak dhe Siri. Sulmet erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmit me dron që u bë muajin e shkuar në Jordani.

SHBA i cilësoi sulmet "të suksesshme" ndërsa për pasojë mbetën të vrarë të paktën 16 persona, përfshirë civilë, dhe plagosën 25 të tjerë, sipas të dhënave të qeverisë.

Ndërkohë ushtria siriane tha se sulmet vranë civilë dhe personel ushtarak dhe shkaktuan "dëme të konsiderueshme". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos