Gjendet një raketë bërthamore inerte në garazhin e një amerikani

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 11:05 | Bota

Gjendet një raketë bërthamore inerte në garazhin e një

Policia në shtetin e Uashingtonit ka gjetur një raketë të vjetër e ndryshkur në garazhin e një banori vendas dhe sipas të cilës ajo është një raketë bërthamore inerte.

Në një njoftim për shtyp, policia thotë se pajisja është "një Douglas AIR-2 Genie (emërtimi i mëparshëm MB-1), një raketë e padrejtuar ajër-ajër që është projektuar për të mbajtur një kokë bërthamore 1.5 kt W25".

Megjithatë, nuk kishte asnjë kokë lufte të bashkangjitur, që do të thotë se nuk kishte kurrë ndonjë rrezik për komunitetin.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Policisë Bellevue, Seth Tyler, pajisja ishte "në thelb një rezervuar gazi për karburantin e raketave".

Gjendet një raketë bërthamore inerte në garazhin e një

Thirrja për policinë erdhi nga Muzeu Kombëtar i Forcave Ajrore të SHBA pranë Dejtonit, Ohio.

Burri, i cili nuk dëshiron të identifikohet dhe është "jashtëzakonisht i irrituar" nga mbulimi mediatik.

"Ai ishte mjaft i hirshëm për të na lënë ta shikonim dhe ne përcaktuam se ishte e sigurt," tha ai.

Burri i tha policisë se raketa i përkiste një fqinji që kishte vdekur dhe fillimisht ishte blerë nga një shitje pronash. Policia e konsideroi artikullin një "artefakt pa rrezik eksploziv".

Sipas Seattle Times, raketa është përdorur nga SHBA dhe Kanadaja gjatë Luftës së Ftohtë.

Gjuajtja e parë dhe e vetme e drejtpërdrejtë e raketës Genie ishte në vitin 1957, sipas gazetës, dhe prodhimi i saj përfundoi në 1962. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos