Kokë dhie e përgjakur para shtëpisë së gjyqtares në Itali

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 09:06 | Bota

Kokë dhie e përgjakur para shtëpisë së gjyqtares

Një kokë dhie e përgjakur, e shpuar me një thikë kasapi dhe e shoqëruar me një shënim ku thuhej "Così" shqip (Kështu), u la para shtëpisë së gjyqtares së Leçes, Maria Francesca Mariano, disa muaj pas disa letrave kërcënuese që kishte marrë.

Koka e kafshës u gjet natën mes të enjtes dhe të premtes nga e njëjta gjyqtare, e cila më pas njoftoi policinë.

Kërcënimi ndaj gjyqtares besohet të jetë i lidhur me hetimet që çuan në operacionin antimafia, në të cilin 22 persona nga klani Lamendola-Cantanna që besohej se ishin pjesë e Scu, u arrestuan më 17 korrik. Së bashku me gjyqtaren Mariano, për shkak të kërcënimeve të marra përfundoi në mbrojtje edhe kreu i hetimit, prokurorja Carmen Ruggiero.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli