Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin e Lionit këtë të shtunë, në stacionin Gare de Lyon në Paris. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, ku një person ka sulmuar me thikë tre persona. Sipas policisë një nga të plagosuri është në gjendje të rëndë ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta. Të tre janë jashtë rrezikut për jetën.
Duke iu referuar informacioneve paraprake, bëhet fjalë për burrë nga Mali, i lindur në vitin 1992, i cili ka paraqitur në polici një leje drejtimi italiane, raportojnë mediat franceze.
Autori u arrestua nga policia, ndërsa sulmi shkaktoi gjithashtu ndërprerje në transportin publik që kalonte përmes Gare de Lyon.
(A2 Televizion)