Policia polake ka vënë në pranga ish-ministrin e brendshëm dhe zëvendësministrin e brendshëm brenda pallatit presidencial në Varshavë në një ditë të paprecedentë zhvillimesh politike në vend.
Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik u dënuan me dy vjet, burg muajin e kaluar, për detyrë për rolin e tyre kur drejtonin një zyrë kundër korrupsionit në 2007.
Pas arrestimeve, ministri i ri i Brendshëm, Marcin Kierwinski, shkroi në rrjetet sociale se: "Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit".
Të dy zyrtarët e arrestuar, të cilët u zgjodhën deputetë të partisë PiS në tetor, refuzuan të njihnin vendimin e gjykatës, sepse presidenti Andrzej Duda, një aleat i PiS, i fali ata për krimin në vitin 2015 dhe vijon të insistojë se falja e tij është ende e vlefshme.
Dyshes i janë hequr dhe mandatet parlamentare, por ata dhe presidenti Duda këmbëngulin se mbeten deputetë të zgjedhur për shkak të faljes.
Të hënën në mbrëmje, gjykata lëshoi një urdhër për policinë për të ndaluar Mariusz Kaminskin dhe Maciej Wasik. Pavarësisht kësaj, Duda i ftoi të dy në Pallatin Presidencial të martën për të marrë pjesë në një ceremoni.
Pak çaste më vonë, kryeministri Donald Tusk doli në një konferencë shtypi dhe tha se situata ishte e pabesueshme. Ai shtoi se vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe sugjeroi se presidenti Duda po i ndihmonte burrat t'i shmangeshin drejtësisë. (A2 Televizion)