Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

E rrallë në Itali! E lindur me gjysmë zemre 36-vjeçarja bëhet nënë e binjakëve

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 11:24 | Bota

E rrallë në Itali! E lindur me gjysmë zemre 36-vjeçarja

E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve. Ky është një nga 4 rastet e rralla në botë dhe i pari ka ndodhur në Itali. Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi në Romë, falë vendosmërisë së të resë dhe punës së përbashkët të specialistëve të Spitalit Pediatrik Bambino Gesù, të cilët e kanë ndihmuar që në fëmijëri për shkak të sëmundjes së rëndë kongjenitale të zemrës dhe Spitalit Universitar Gemelli, ku u krye operacioni cezarian.

Shëndeti i nënës së dy fëmijëve djalë dhe vajzë po ecin mirë, ndërsa mediat italiane kanë përcjellë emocionet e saj.

"E dija që rrezikoja shumë me një gjysmë zemër, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte një emocion i papërshkrueshëm."

Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane në Poliklinikën Gemelli në javën e 34-të të shtatzënisë, pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes. Pas vetëm dhjetë ditësh shtrimi në spital, sipas Spitalit Bambino Gesù, nëna dhe fëmijët mundën të ktheheshin në shtëpi.

Nëna e binjakëve ka lindur me një zemër që i mungon barkushja e djathtë, pjesa e muskujve të zemrës që shtyn gjakun drejt mushkërive për oksigjenim. Është një sëmundje komplekse kongjenitale e zemrës që kërkon një sërë ndërhyrjesh korrigjuese, brenda viteve të para të jetës.

Në këtë rast specifik, pacientja e Bambino Gesù iu nënshtrua një operacioni të vetëm në moshën 4-vjeçare për të ndërtuar një sistem qarkullimi alternativ, të quajtur Fontan, i cili sjell gjak nga vena direkt në mushkëri, pa kaluar nëpër zemër. Kjo gjendje e nënshtron organizmin ndaj punës së vazhdueshme të tepërt. Qarkullimi i mbështetur nga një barkushe e vetme kërkon terapi dhe kontrolle të rrepta gjatë gjithë jetës; në 5% të rasteve arrihet transplanti.

Në mungesë të komplikimeve të tjera, sipas indikacioneve të protokolleve ndërkombëtare për këtë çështje, është e mundur të ndërmerret rruga e maternitetit.

  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani