Emetimet që çlirohen nga djegia e naftës dhe e gazit, nga kompanitë më të mëdha të karburanteve fosile në botë mund të shkaktojnë miliona vdekje nga nxehtësia para fundit të shekullit, sipas një analize të re.
Një studim i kryer nga Global Witness zbuloi se emetimet nga karburantet fosile të prodhuara nga Shell, BP, TotalEnergies, ExxonMobil dhe Chevron deri në vitin 2050 mund të rezultojnë në 11.5 milionë vdekje, shtesë, nga nxehtësia deri në vitin 2100.
Gjetjet përfaqësojnë përpjekjen e parë për të përcaktuar numrin e vdekjeve të shkaktuara nga nxehtësia, që rezultojnë nga prodhimi i planifikuar i naftës dhe shtojnë peshën në thirrjet për të reduktuar në mënyrë drastike nxjerrjen e karburanteve fosile.
Sarah Biermann Becker, hetuese e lartë në Global Witness, tha: “Çdo 0,1 C ngrohje do të jetë vdekjeprurëse. Nëse supermajorët nuk ndryshojnë kursin shpejt, numri i të vdekurve do të jetë i krahasueshëm me disa nga luftërat më brutale të historisë. Ne nuk mund ta lëmë në dorën e tyre. Qeveritë duhet të ndërhyjnë, të zbusin ndikimin e nxehtësisë ekstreme dhe të përshpejtojnë urgjentisht tranzicionin nga karburantet fosile.”
Në këtë studim, u përdor kostoja e vdekshmërisë nga modeli i karbonit, të krijuar nga akademikët në Universitetin e Kolumbisë dhe të përdorur nga Oxfam, ndër të tjera .
Sipas këtij modeli, llogaritet një skenar i emetimeve të larta, që parashikohet të ndodhë me klimën nëse nuk ndërmerren veprime të mëtejshme të bashkërenduara për të reduktuar me shpejtësi ngrohjen – do të ketë 226 vdekje të tepërta nga nxehtësia në mbarë botën për çdo milion ton karbon të çliruar.
Në sajë të kësaj analize u zbulua se, nëse bota do të menaxhojë të ketë një skenar me një nivel më të ulët emetimesh, duke arritur zeron neto globalisht deri në vitin 2050, vdekjet e tepërta të lidhura me prodhimin e këtyre kompanive do të arrinin në rreth 5.5 milionë njerëz.
Valët e të nxehtit intensive dhe vdekjeprurëse kanë goditur pothuajse çdo kontinent gjatë viteve të fundit, duke ndezur zjarre dhe duke shkaktuar qindra mijëra vdekje. Në Evropë, i nxehti ekstrem vrau më shumë se 60,000 njerëz në vitin 2022 dhe vdekjet e lidhura me nxehtësinë u rritën me 95% në SHBA mes 2010 dhe 2022. (A2 Televizion)