Zakharova bën propagandë, Rusia mbështet Vuçiç dhe provokon: Kosova është Serbi

Nga A2 CNN
20 Mars 2024, 17:25 | Bota

Zakharova bën propagandë, Rusia mbështet Vuçiç dhe

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Rusia konfirmon vëmendjen e shtuar ndaj Kosovës, vetëm një ditë pas opinionit në Wall Street Journal që paralajmëronte rrezikun e një luftë në Ballkan të nxitur nga Putini.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se vendi i saj mbështet në çdo hap Beogradin dhe provokoi me deklaratat e saj.

“Siç e shohim, me miratimin e heshtur të kuratorëve perëndimorë, autoritetet në Prishtinë sot vazhdojnë politikën e tyre metodike të dëbimit të serbëve nga Kosova, duke kërcënuar fjalë për fjalë mbijetesën e tyre në komunat serbe të mbetura në rajon. Rusia nuk do të harrojë kurrë se Kosova është territor i Serbisë. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Beogradin në kërkesat e tij legjitime për të mbrojtur të drejtat e serbëve që jetojnë në rajon, për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e tyre.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos