Putin shkarkon kreun e marinës pas humbjeve të flotës ruse në Detin e Zi

Nga A2 CNN
20 Mars 2024, 08:20 | Bota

Putin shkarkon kreun e marinës pas humbjeve të flotës ruse

Kremlini ka njoftuar se ka zëvendësuar kreun e marinës, pas një sërë humbjesh të flotës ruse në Detin e Zi. Kishte raportime në javën e kaluar se admirali Nikolai Yevmenov ishte detyruar të jepte dorëheqjen.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA, tani thotë se ai është zëvendësuar nga Alexander Moiseyev, kreu i Flotës Veriore të Rusisë, si ushtrues detyre i Komandantit të Përgjithshëm.

Putin shkarkon kreun e marinës pas humbjeve të flotës ruse

Yevmenov kishte qenë në këtë rol që nga maji 2019, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Inteligjenca ushtarake ukrainase tha për “Kyiv Post” se vendimi për ta zëvendësuar atë kishte qenë në punë prej disa kohësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos