Biden dhe Trump fitojnë zgjedhjet paraprake në pesë shtete të tjera

Nga A2 CNN
20 Mars 2024, 07:54 | Bota

Biden dhe Trump fitojnë zgjedhjet paraprake në pesë shtete

Joe Biden dhe Donald Trump fituan zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike dhe Republikane, të mbajtura përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në pesë shtete amerikane.

Biden fitoi në Arizona, Illinois, Kansas dhe Ohio, ndërsa Trump triumfoi në garën republikanë në këto katër shtete dhe në Florida, ku demokratët nuk organizuan procesin, duke paraqitur drejtpërdrejt vetëm kandidaturën e Biden.

Si presidenti aktual amerikan ashtu edhe ish-presidenti, kanë marrë tashmë më 12 mars numrin minimal të delegatëve të nevojshëm për t'u emëruar si kandidatë të partive të tyre përkatëse.

Konfirmimi i kandidaturave të tyre, erdhi pas zgjedhjeve paraprake në Georgia, Misisipi dhe Uashington, ku të dy siguruan numrin e nevojshëm të delegatëve. Biden i nevojiteshin 1 mijë e 968 delegatë për të fituar nominimin dhe ai e kaloi atë numër, e po ashtu Donald Trump, arriti numrin magjik të 1 mijë e 215 delegatëve.

Pas rezultatit, Joe Biden, publikoi një deklaratë në rrjetin social X, duke artikuluar atë që ai e quajti "fushatën e pakënaqësisë dhe hakmarrjes së Trump që kërcënon idenë e Amerikës".

A2 CNN Livestream

Dita jonë