Mashtroi përballë autoriteteve amerikane? Trump: Princi Harry mund të dëbohet nga Amerika

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 15:04 | Bota

Princi Harry i Britanisë së Madhe mund të depërtohet nga SHBA. Këtë fakt e ka përmendur ish-Presidenti Amerikan, Donald Trump.

Sipas Trump, Princi Harry duhet të hetohet nëse ka mashtruar gjatë marrjes së vizës amerikane pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Trump thekson se PrinciHarry, i cili jeton në Amerikë nuk duhet të marrë trajtim të veçantë.

"Ne duhet të shohim nëse ata dinë diçka për drogën dhe nëse ai gënjeu, ata duhet të ndërmarrin veprimet e duhura", tha Trump.

Statusi i vizës së Princit Harryka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje ligjore, kur Fondacioni Konservator ‘Heritage’, paditi vitin e kaluar Departamentin e Sigurisë Kombëtare për akses në të dhënat e tij të imigracionit.

Aplikantët për viza amerikane zakonisht duhet të zbulojnë nëse kanë konsumuar ndonjëherë drogë, dhe nëse konfirmohet mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit të tyre për vizën amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos