Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Netanyahu realizon planin e menduar prej kohësh

Nga Erjon Dervishi
19 Mars 2024, 11:58 | Bota


Izraeli ka nisur sulmet mbi Rafah. Një operacion i paralajmëruar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili i ka qëndruar deri në fund besnik planit të tij për ofensivën në Gazën Jugore. Sulmet ajrore izraelite goditën dy shtëpi dhe një apartament në jug të Gazës, duke vrarë të paktën 14 persona, përfshirë gra dhe fëmijë dhe duke plagosur shumë të tjerë. Palestinezët janë duke kërkuar midis rrënojave për të afërmit e tyre në vendin ku u sulmuan.

“Unë jam nga qyteti i Gazës, u zhvendosa në disa qytete dhe katër ditë më parë përfundova në Rafah. Kudo që ka bombardime ne largohemi, nuk dimë çfarë të bëjmë. Kudo që të shkosh ka bombardime dhe vdekje, ka njerëz që vdesin kudo që të shkosh", tha Ibrahim Hassouna, banor i zhvendosur në Rafah

Palestinezët të martën e shpallën ditë zie. Ata vajtuan mbi trupat e të dashurve të tyre të cilët u vranë nga ushtria izraelite. Gratë qanin ndërsa njerëzit u mblodhën rreth trupave të mbështjellë me çanta bardh e zi.

“Ne jemi në Ramazan, njerëzit kanë syfyr për t'u përgatitur për agjërim, por ne jemi duke bërë syfyr mbi mbetjet e trupit, gjakun dhe dëshmorët. Ky është fati ynë dhe falënderojmë Zotin. Izraeli ka mbështetjen e SHBA-së, mbështetjen evropiane dhe mbështetjen e gjithë botës, ata i mbështesin me armë dhe avionë. Ata tallen me ne dhe dërgojnë katër ose pesë ndihma ajrore vetëm për të shpëtuar fytyrat e tyre”, u shpreh Mohammed, Palestinezi zhvendosur në Rafah.

OKB dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ngritur alarmin e pasigurisë ushqimore për popullatën në Gaza. Gjatë vizitës në Filipine, Blinken nënvizoi urgjencën e rritjes së shpërndarjes së ndihmave humanitare në territorin palestinez dhe duke i bërë thirrje Netanyahut të dërgojë një delegacion për bisedime në Washington. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani