Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Erdogan i uron Putinit fitoren e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
18 Mars 2024, 21:05 | Bota

Erdogan i uron Putinit fitoren e zgjedhjeve

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, uroi ditën e sotme homologun e tij rus Vladimir Putin për rizgjedhjen. Siç njoftoi presidenca turke, gjatë bisedës telefonike Erdogan i kërkoi edhe një herë Putinit që të ndërmjetësojë bisedimet me Ukrainën.

Gjatë bisedës, “presidenti Erdogan shprehu besimin e tij se zhvillime pozitive do të vijojnë mes Turqisë dhe Rusisë dhe gatishmërinë e Turqisë për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit në një tavolinë ndërmjetësimi me Ukrainën,” thuhej në njoftimin e lëshuar nga Ankaraja.

Gjatë ditës së sotme, lideri i Kremlinit ka marrë urime për fitoren në zgjedhje nga kryeministri indian, Narendra Modi, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un si dhe nga liderët e Venezuelës, Nikaraguas, Kubës dhe Bolivisë.

Edhe Kina e uroi sot Vladimir Putinit, duke shprehur besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve “do të vijojnë të përparojnë në vitet në vijim.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli