Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Putin urohet nga Kina dhe Koreja e Veriut, Perëndimi i quan zgjedhjet farsë, me rezultat të paracaktuar

Nga Rosalba Bejdo
18 Mars 2024, 15:54 | Bota

Qeveritë e vendeve perëndimore e kanë quajtur fitoren e Vladimir Putin në zgjedhjet e së dielës në Rusi të padrejtë dhe jodemokratike. Përveç Kinës dhe Koresë së Veriut të cilët përgëzuan Putin për fitoren, për liderët perëndimor rezultati ishte i paracaktuar.

Procesi zgjedhor në Rusi u zhvillua mes represionit të akumuluar kundër shoqërisë civile dhe të gjitha formave të opozitës ndaj regjimit, me kufizime edhe më të ashpra për lirinë e shprehjes. Nuk u plotësuan kushtet për zgjedhje të lira, pluraliste dhe demokratike”, tha Stephane Sejourne, Ministre e Jashtme e Francës.

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se rezultati i zgjedhjeve nënvizoi "thellësinë e represionit" në Rusi.

"Putini largon kundërshtarët e tij politikë, kontrollon median dhe më pas kurorëzon veten fitues. Kjo nuk është demokraci", tha David Cameron, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se kancelari Olaf Scholz nuk do ta uronte Putinin për rizgjedhjen e tij sepse "rezultati ishte i paracaktuar".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se zgjedhjet e Rusisë nuk kishin legjitimitet.

Këto ditë diktatori rus po simulon një tjetër zgjedhje. Të gjithë e kuptojnë se ky aktor, siç ka ndodhur shumë herë në histori, është sëmurë për pushtet dhe po bën gjithçka për të sunduar përjetë. Nuk ka të keqe që nuk e ka bërë për të vazhduar pushtetin e tij personal”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.

Kremlini i hodhi poshtë kritikat ndaj fitores së Putin duke thënë se, 87% e votave të fituara nga Putini gjatë zgjedhjeve tre-ditore treguan se populli rus po konsolidohej rreth tij. Në dallim nga të tjerët, presidenti kinez Xi Jinping e uroi Putinin dhe tha se Pekini do të mbajë komunikim të ngushtë me Moskën për të promovuar partneritetin "pa kufij".

"Unë besoj se nën udhëheqjen tuaj, Rusia me siguri do të jetë në gjendje të arrijë arritje më të mëdha në zhvillimin dhe ndërtimin kombëtar", tha Xi Jinping, Presidenti i Kinës.

Aleati i ngushtë i Putinit, Kim Jong-un, i cili e ka furnizuar Rusinë me municione për luftën e saj në Ukrainë, i dërgoi urime Putinit përmes ambasadës së tij në Moskë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi