Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Moska akuzon SHBA: Planifikon sulme kibernetike për të ndërhyrë në zgjedhje

Nga Rosalba Bejdo
13 Mars 2024, 15:52 | Bota

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar shpesh Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në vend, por tani po ndodh e kundërta.

Është Moska që e drejton gishtin nga Ushingtoni, i cili siç thotë, po planifikon sulme kibernetike ndaj sistemit të votimit elektronik në Rusi gjatë zgjedhjeve presidenciale të kësaj fundjave. Komentet e zëdhënëses Maria Zakharova, i bënë jehonë akuzave të ngjashme nga shërbimet sekrete të Rusisë, më herët gjatë javës. 

Ashtu siç është bërë e ditur së fundmi, administrata Biden ka ngarkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë organizatat jo-qeveritare të mundësojnë uljen e pjesëmarrjes për zgjedhjet presidenciale nga 15 deri në 17 mars në Rusi. Uashingtoni, po i bën thirrje rusëve përmes internetit të shpërfillin zgjedhjet. Ka plane për të përfshirë ekspertët më të mirë të IT në sulme kibernetike kundër sistemit elektronik të votimit. Kjo do të pamundësonte numërimin e një pjese të mirë të votave të hedhura nga rusët”, tha ajo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli