Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“Hap i paprecedentë për demokracitë'', Meloni kriminalizon protestat paqësore në burgje

Nga Rosalba Bejdo
13 Mars 2024, 15:24 | Bota

“Një goditje e paprecedentë ndaj sistemit penitenciar, për shtetet demokratike…”

Kështu e kanë cilësuar ekspertët projektligjin e ri të sigurisë së qeverisë së Georgia Melonit, i cili do të kriminalizonte edhe protestat paqësore duke dyfishuar dënimet e të burgosurve.

Lëvizja është pjesë e iniciativave të pagëzuara si ‘rend dhe ligj’ nga Meloni, e që përcaktojnë krime të reja, dhe dënime më të ashpra për ato ekzistuese, në prag të zgjedhjeve europiane të qershorit.

Në projektligjin që është tashmë para parlamentit, përfshihet një klauzolë që parashikon ashpërsim të dënimeve për të burgosurit që përfshihen në sherre pas hekurave, apo qe refuzojnë të punojnë apo hanë. Një mundësi e tillë shqetëson ekspertët dhe punonjësit e burgjeve, që thonë se problemi kryesor me të cilin përballen të dënuarit janë tejmbushja dhe mungesa e stafit.

Mes krimeve të reja të propozuara është ai për rebelim në burgje, që prek sjelljen e atyre qe përmes dhunës por edhe rezistencës pasive nuk i përmbahen urdhrave të autoriteteve. Por veçanërisht në burgjet e tejmbushura, me asnjë mundësi rehabilitimi kjo nuk do të funksiononte e as nuk do të reduktonte krimet”, tha Angella Dellabella, Profesoreshë e drejtësisë në Milano.

Burgjet italiane strehonin gati 61 mijë të dënuar në fund të janarit, rreth 10 mijë më shumë se kapaciteti zyrtar i tyre. Sipas të dhënave 21 vetëvrasje janë shënuar në këto struktura që prej fillimit të vitit, krahasuar me 9 të tilla në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas organizatës për të drejtat e të burgosurve, “Antigone”, projektligji i sigurisë përbën shkelje të kushtetutës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi