Erdogan krahason Netanjahun me Hitlerin dhe i bën thirrjes botës islame të reagojë

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 12:44 | Bota

Erdogan krahason Netanjahun me Hitlerin dhe i bën thirrjes botës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e krahasoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me “Hitlerin” e ditëve të sotme, duke theksuar se Turqia “do të vazhdojë të zbulojë të vërtetën dhe të flasë për vrasjet e Izraelit” . Në një deklaratë për gazetarët pas kthimit nga Iraku, ai tha se do të ndërmarrë hapa për të mos lejuar pushtimin e Gazës nga Izraeli.

“Hapja e Gazës për vendbanimin e hajdutëve terroristë izraelitë do ta bëjë Izraelin më agresiv dhe të pamatur. Nuk bëhet fjalë që ne ta lejojmë këtë. Prandaj, ka hapa që duhet të ndërmarrim. Përballë qëndrimeve vrastare të Izraelit, ne do të bëjmë një përpjekje për të përfshirë Sekretariatin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe për të ndërmarrë disa hapa të përbashkët me ta. Nëse bota islame nuk kupton pasojat e shkaktuara nga ky zinxhir masakrimi që arrin në gjenocid, ajo do të përballet me rrezikun e humbjes së plotë të reflekseve të saj. Prandaj nuk mund të heshtim. Çështja e Gazës është aktualisht çështja më e rëndësishme në botën islame”.

Ai tha se ka mbledhur të gjitha dokumentet për krimet e kryera nga Izraeli për ta çuar para Gjykatës së Hagës.

“Ne kemi vendosur të gjitha dokumentet për krimet e kryera nga Izraeli përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne do të vazhdojmë të zbulojmë të vërtetën dhe të flasim hapur për vrasjet e Izraelit. Le ta dimë se Hitleri i kohës, Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të mund t'i shpëtojnë llogaridhënies. Sado që të ikë, ne do ta ndjekim. Një ditë drejtësia do të kërkojë llogari për të pafajshmit dhe të shtypurit. Nëse drejtësia nuk e kërkon, do ta kërkojë historia”, theksoi Erdogan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi