Dy tërmet relativisht të fortë janë regjistruar paraditen e së hënës shumë pranë Stambollit, duke shkaktura panik te banorët, një pjesë e madhe e të cilëve kanë dalë jashtë dhe qëndruan për një kohë të gjatë në rrugës.
Epiqendra e tërmeteve ishte në gjirin Gemlik të Detit Marmara, pranë qytetit të Bursës, teksa më i forti ishte me magnitudë 5.1 ballë Rihter.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar nga lëkundjet, teksa autoritetet kanë nisur inspektimet në terren në lidhje me dëmet. (A2 Televizion)