Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Gjermaninë kanë shkaktuar problematika të mëdha në disa qytete.
Udhëtarët janë përballur me vonesa të shumta si në trafikun hekurudhor, po ashtu dhe në atë ajror në zonën e Mynihut.
Autoritetet kanë dalë me njoftim për qytetarët që të mos shkojnë në aeroporte dhe hekurudha deri në momentin që situata të normalizohet.
Nga fundjava, edhe Bavaria është përballur me reshje të dendura bore të cilat gjithashtu shtyn disa ndeshje në ligat kryesore të futbollit. (A2 Televizion)