“Ky është Mynihu jonë”, shefi i sigurisë në Izrael zotohet ta eliminojë Hamasin kudo në botë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 12:09 | Bota

“Ky është Mynihu jonë”, shefi i sigurisë në

“Izraeli është i vendosur që të eliminojë Hamasin në mbarë botën edhe nëse do t’i duhen vite.” Kështu është shprehur zyrtari i lartë i sigurisë në vend, Ronen Bar, të hënën.

"Kabineti na vendosi një qëllim. Me fjalët e rrugës... do të thotë të eliminojmë Hamasin. Dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë. Ky është Mynihu ynë. Kudo: në Gaza, Izrael, Liban, Turqi, Katar, kudo", tha shefi i Shin Bet.

Përmendja e Mynihut nga Bari është një referencë për fushatën e synuar të vrasjes së Izraelit kundër operativëve dhe organizatorëve të Shtatorit të Zi, pas sulmeve vdekjeprurëse të grupit terrorist palestinez kundër izraelitëve në Lojërat Olimpike të vitit 1972 në Gjermani.

"Do të duhen disa vite, por ne do ta realizojmë objektivin tonë. Përgjegjësia e sigurisë është e jona. Detyra jonë është të ofrojmë siguri dhe një ndjenjë sigurie", tha ai.

Zyrtari i lartë i sigurisë, duke përmendur 7 tetorin shtoi se tashmë po nxjerrin mësime nga ato që kanë ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos