Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

"Netanyahu si Millosheviç", Erdogan: Do të gjykohet në Hagë si kasapi i Gazës

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 12:04 | Bota
 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të gjykohet për krime lufte, duke iu referuar ofensivës së izraelitëve në Rripin e Gazës.

Në një fjalim të mbajtur në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogani tha se Netanyahu ka pranuar që po ndjek politika zgjerimi, duke shtuar se mbrojtja e Gazës është njësoj si të mbrosh qytete të tjera islamike të rajonit.

“Përtej faktit që është kriminel lufte, Netanyahu, i cili është kasapi i Gazës, do të gjykohet si i tillë, njësoj siç u gjykua Millosheviçi”, tha Erdogan, duke iu referuar ish-Presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, i cili u gjykua në Hagë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Turqia ka qenë një nga kritikueset më të ashpra të Izraelit sa i përket ofensivës në Gaza, që nisi si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton se deri më tani, nga sulmet izraelite, kanë vdekur më shumë se 15 500 persona.

“Kasapi i Gazës, Natanyahu, personalisht zbuloi para kamerave se nuk është çështja te Gaza apo Ramallahu, por ka synime ekspansioniste. Prandaj, mbrojtja e Gazës dhe Palestinës sot do të thotë të mbrosh Mekën, Medinën, Stambollin dhe Jerusalemin, të mbrosh Damaskun, Bejrutin, Bagdadin dhe qytetet e tjera myslimane”, shtoi presidenti turk.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu