Çfarë po ndodh në Rusi? Putin prangos zv/ministrin e Mbrojtjes për korrupsion

Nga Rosalba Bejdo
24 Prill 2024, 15:32 | Bota

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Rusi, Timur Ivanov, u ndalua nga autoritet në Moskë nën dyshimin e mitmarrjes, në rastin e profilit më të lartë të korrupsionit që kur Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë në vitin 2022.

Zëvendësiministrit Sergei Shoigu, krah i djathtë i Putinit u arrestua në punë, nga shërbimet federale të sigurisë, FSB nën akuzën se kishte pranuar rryshfete të majme.

Siç thuhet, Ivanov, do të mbahet në paraburgim deri më 23 qershor. I zgjedhur në këtë post ne 2016, ai ishte përgjegjës për projektet e infrastrukturës ushtarake.

Në mediat ruse pati raportime se arsyeja e vërtetë e arrestimit të Ivanov ishte dyshimi për tradhti ndaj vendit, por Kremlini e mohoi diçka te tille. 

“Ka shumë interpretime lidhur me çështjen. Sigurisht që ju duhet të mbështeteni tek informacioni zyrtar. Hetimet janë duke vazhduar dhe këto pretendime nuk janë asgjë më shumë se spekulime”, deklaroi Dmitry Peskov.

Në vitin 2022, Fondacioni Anti-Korrupsion i themeluar nga lideri i ndjerë i opozitës Aleksei Navalni akuzoi Ivanovin për pjesëmarrje në skema korruptive gjatë ndërtimeve në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

47-vjeçari, i cili këmbëngul se është i pafajshëm do të përballet me 15 vite burg nëse dënohet.

Arrestimi i beftë i aleatit të Shoigu, të cilin Putin i ka ngarkuar luftën në Ukrainë, ka nxitur spekulime mbi betejën brenda elitës dhe fushatës publike kundër korrupsionit që ka shenjuar forcat e armatosura post sovjetike.

Shoigu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Rusi, pritet gjerësisht se do të ruajë postim mes një riformatimi të paralajmëruar të kabinetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi