Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Festimet për Ditën e Republikës, India tregon madhështinë ushtarake bërthamore para Macron

Nga Xhevahir Qardaku
26 Janar 2024, 14:32 | Bota

India tregon madhështinë ushtarake dhe fuqinë bërthamore në ditën e Republikës. Në këtë 75-vjetor të festës kombëtare, kryeministri Narendra Modi, pati një të ftuar special, presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Pavarësisht kushteve atmosferike të pafavorshme, me një re ndotëse të ajrit, India zhvilloi një paradë ushtarake në Nju Dejli, duke shfaqur në shesh fuqinë luftuese, por edhe traditën dhe kulturën.

Një bandë marshimi dhe kontingjente ushtarake të Francës morën pjesë gjithashtu në paradën luksoze, duke kthyer “nderin” për pjesëmarrjen e trupave dhe avionëve të Indisë në paradën e Ditës së Bastiljes në Paris vitin e shkuar.

Kryeministri Modi vendosi dhe kurora me lule në memorialin e luftës. India fitoi pavarësinë nga Britania më 15 gusht të vitit 1947, por nuk e shpalli atë deri më 26 janar të 1950, datë në të cilën konfirmoi veten si një republikë sovrane dhe miratoi kushtetutën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë