Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil, ku një 22-vjeçar ka vrarë vajzën e xhaxhait 4 vjeçe, pasi nuk e ka duruar dot përse ajo qante, pasi e kishte përdhunuar. Ajo që e bën edhe më makabër është se autori u ndihmua nga nëna e tij për të hequr qafe trupin e vogëlushes.
E ëma e 4-vjeçares e kishte lënë të voglën në shtëpi me motrën dhe kur u kthye nga puna nuk e gjeti aty. Fillimisht, mendoi se vajza ishte rrëmbyer, por nga hetimet u arrit që të zbulohej tragjedia. I riu Reynaldo Rocha në rrëfimin e tij tronditës tha se fillimisht u përpoq t'i priste kokën 4-vjeçares, por më pas e vari.
Sipas Rocha-s, nëna e tij e ndihmoi të fshihte trupin e vajzës në një qese të mbushur me ushqime përpara se ta hidhte në një kodër pranë shtëpisë së tij në Rio de Janeiro. (A2 Televizion)