Houthit plagosin marinarin amerikan, Biden pesimist për një marrëveshje të shpejtë Izrael-Hamas

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 07:39 | Bota

Houthit plagosin marinarin amerikan, Biden pesimist për një

“Izraeli do të duhet të paguajë çmimin e një armëpushimi "një ose dyvjeçar" në Rripin e Gazës, për lirimin e të gjitha pengjeve të mbajtura nga Hamasi”.

Kështu deklaroi lideri i Unitetit Kombëtar, Benny Gantz, i cili të dielën dha dorëheqjen nga kabineti i luftës izraelite.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke folur në samitin e G7-s, tha se "nuk pret një armëpushim së shpejti" në Lindjen e Mesme, por shtoi se ai nuk e ka humbur shpresën për një marrëveshje.

Më pas, Biden përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar Hamasit që të pranojë pa vonesa marrëveshjen që ka në tavolinë, e cila sipas tij do t’i jepte fund gjakderdhjes.

Në frontin e luftës, nuk mungojnë incidentet e tjera në rajon, ku rebelët houthi kanë sulmuar sërish anijet që kalojnë në ngushticën e Adenit.

Komanda Qendrore e SHBA-së deklaron se si pasojë e këtij sulmi me raketa është lënduar një marinar amerikan që udhëtonte në një anije tregtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos