G7 arrin akordin, miliarda Ukrainës nga asetet ruse

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 09:04 | Bota

G7 arrin akordin, miliarda Ukrainës nga asetet ruse

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara të botës ranë dakord që t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua, duke përdorur asetet e ngrira ruse.

Diplomatët konfirmuan se dakordësia për këtë marrëveshje u arrit para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-s.

Hollësitë e marrëveshjes do të diskutohen gjatë takimit, por Kievi pritet t’i marrë paratë nga fundi i këtij viti.

Në samitin e G7-s që mbahet në Itali do të jetë dhe presidenti i Ukrainës, Zelensky, i cili pritet të nënshkruajë marrëveshjen e re të sigurisë me liderin amerikan, Joe Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos