Zjarri shkatërron një rafineri nafte në Irak

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 07:36 | Bota

Zjarri shkatërron një rafineri nafte në Irak

Një zjarr masiv përfshiu një rafineri nafte në Erbil të Irakut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një re tymi që përfshiu qytetin dhe zonat përreth.

Zjarri shpërtheu rreth orës 20:30 të mërkurën në mbrëmje, teksa paraprakisht nuk raportohen persona të zhdukur apo të lënduar.

Shkaqet e këtij zjarri janë ende të paqarta, teksa autoritetet dyshojnë se ai nisi në depon e asfaltit të lëngshëm të rafinerisë.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024