Rrëzohen dronët ukrainas mbi Rusi, Kremlini: Veprimet e NATO po çojnë drejt një përplasje ushtarake

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 07:30 | Bota

Rrëzohen dronët ukrainas mbi Rusi, Kremlini: Veprimet e NATO po

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore, deklarojnë se gjatë natës, shkatërruan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Yaroslavl dhe një tjetër mbi rajonin Vladimir.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, e cila shkruan në një njoftim: "Mbrëmë, një sërë përpjekjesh ukrainase për të kryer sulme terroriste me mjete ajrore pa pilot të tipit aeroplan kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse u bllokuan. Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan tre dronë në rajon nga Yaroslavl dhe një në rajonin e Vladimir".

Ndërkohë, ministri i Jashtëm,  Aleksandër Grushko, akuzoi NATO-n se me veprimet e saj po shkon drejt një përplasje të mundshme me Rusinë.

Grushko në një intervistë për Izvestia, nënvizoi faktin se “roli i armëve bërthamore në planifikimin ushtarak të Aleancës po rritet dhe flitet për vendosjen e tyre në Poloni dhe vende të tjera europiane”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos